Cikloni ‘Ianos’ godet fuqishëm Greqinë, shënohet viktima e parë
19/09/2020 07:00
Është shënuar viktima e parë nga cikloni mesdhetar “Ianos”, i cili po godet shumë zona të Greqisë në Greqi. Ajo është një grua në fshatin Vasili në Farsala.
Burime për Top Channel bëjnë me dijse se raportohen edhe dy persona të humbur në qytetin e Kardhitses.
Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.
Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali. Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve.
Top Channel