Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, pasi i drejtoi letrës, duke thënë se KED vetë ka problematika.
Sipas Metës janë konstatuar vonesa në procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkon nga KED të dijë se cilat institucione po e zvarrisin procesin duke vonuar informacionin, por ndërkohë Meta akuzon dhe vetë KED-në që po pranon në heshtje këtë situatë.
Sipas Presidentit kjo është e pafalshme dhe institucionet përkatëse do të mbajnë përgjegjësi.
”Plotësimi i vakancave. Kjo situatë problematike ka 3 vjet. Që me bllokimin e KED, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e konstatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Se si vete KED nuk ka reaguar duke pranuar në heshtje zvarritjen. Të gjitha gjetjet o të dërgohen në organet kompetente. Rezulton se ka institucione që kanë vonuar përgjigjet deri në 5 muaj. Vendi vakant është deri në 3 muaj. Nevoja e detyrimi për tu bërë me certifikatë. Pres nga KED që të reagojë dhe të thotë kush e ka vonuar punën e këtij organi. Të vijojë punën pa humbur kohë. Edhe këshilli i Lartë gjyqësor nuk po punon për ngritjen e Gjykatës së Lartë.”
Top Channel