27/12 21:44
Presidenti ilir Meta gjatë takimit me gazetarët tha se çështja e rikthimit të shqiptarëve që jetojnë në kampet e tmerrshme të “Al Hol” në Siri është shumë sensitive dhe se shpreson që të rikthehen sa më shpejt ata që janë atje.
Ai përmendi edhe rastin e Alvin Berisha, i cili arriti të largohej nga kampet e Sirisë dhe të bashkohej me babanë e tij pas shumë vitesh
“Është një çështje shumë sensitive për shkak të vetë specifikave që ka, ka qenë një shqetësim i madh edhe më përpara. Pata kënaqësinë të njihja më përpara Alvin Berishën dhe babanë e tij të cilët u rikthyen, shpresoj që të gjithë të rikthehen, nuk është një gjë që mund të shpjegohet”, tha Meta.
Top Channel