Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Politik duke thënë se nuk është dakord me draftin e dorëzuar në këshill nga Paria Socialiste.
Sipas përfaqësuesit të PD-së në Këshill, opozita e bashkuar kërkon që t’i drejtohet OSBE/ODHIR për një konsensus mes palëve. Sipas opozitës ata janë në prije të Damian Gjiknurit që të kthejë një përgjigje për sa i përket kërkesës për në OSBE/ODHIR .
“Mos dakordësi për marrëveshjen ku thuhet se duhet konsensus dhe nëse nuk ka konsensus këshilli i drejtohet OSBE/ODHIR. PS insiston të ndryshojë konsensusin. Për këtë ka mos dakordësi dhe ne kërkojmë nga PS që nëpërmjet këshillit t’i drejtohemi OSBE. Presim sot përgjigje. Sapo Gjiknuri të bjerë dakord vazhdojmë. Por ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje. Marrëveshja është themeli i funksionimit të këshillit. Ai nuk ishte dakord.” tha Bylykbashi.
“Desha tju tregoj se bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit nga PS. Kjo ruan frymën, sot jemi para faktit që PS të mos bojkotoj konsensusin dhe të shënojë një rekord të ri të miratimeve të njëanshme. Ky është një shans i madh për PS jo për opozitën e bashkuar.” tha Vasili.
Top Channel