Me nisjen e vitit të ri shkollor, 143 shkolla nuk pritën nxënësit. Për shkak të dëmtimeve që prej tërmetit të 26 nëntorit, më 14 shtator ata u transferuan në disa godina të tjera arsimore, duke krijuar edhe më shumë vështirësi për procesin mësimor pandemik.
Valbona Nathanaili: “ Në fakt para se të ndodhte situata covid, kishim një situatë po aq dramatike sic ishte tërmeti dhe shumë nga shkollat sic është Hasan Vogli janë mbyllur prej dëmeve që do të thotë jemi në këtë gjendje ku nxënësit bëjnë mësim me shumë turne, me 2 , 3, apo 4 turne. Gjë që mërzit jo vetëm prindërit, sepse janë të detyruar të ndjekin fëmijët në orare të papërshtatshme. Plus, pjesa më e madhe nuk kanë vetëm një fëmijë në moshë shkollore, por 2 dhe 3 që I bie dita e punës apo dita e tyre e zakonshme të ndërlikohet”.
Shqetësimi kryesor për këtë vit mësimor , i njohëses së arsimit, Valbona Nathanaili është shkurtimi i orëve mësimore nga 45 minuta në 30 e 25 minuta, duke sjellë jo cilësinë e duhur në edukimin e nxënësve .
“Në këto orë të reduktuara është vetëm mësuesi që flet. Fëmija është në rolin e spektatorit. Ndihet akoma më shumë lodhja sepse të duhet të përsëritësh si robot, si mekanik edhe vetë të mos kënaqesh me atë që shpjegon. Dhe I bie atë ditë që ke 6 orë, faktikisht të bëhen 12 orë dhe të gjithë elementët e orës mësimore janë të cunguara”, tha Nathaneili.
Përtej vështirësive që të tre palët mësuesit-nxënësit dhe prindërit, duhet të përshtaten me mënyrën e re të mësimdhënies, e nevojshme për ekspertët e arsimit është që ora mësimore të kthehet sic ka qenë duke rekomanduar për vijueshmërinë e mësimit një zgjidhje.
“Në qoftëse po bëjmë shkollë, le ta bëjmë ashtu sic duhet. Zgjidhja është të kërkojmë mjedise të reja. Në shumë vende të botës kështu është vepruar”, u shpreh ajo.
Top Channel