Rrufeja ka goditur një shtëpi në provincën Battambang në veriperëndim të Kamboxhias duke shkaktuar vdekjen e 7 personave.

Zëdhënësi i Këshillit kombëtar për menaxhim të katastrofës, Keo Vy tha se rrufeja ka goditur një shtëpi druri dhe e pësuan  7 persona. Në mesin e të vdekurve janë 4 fëmijë.

Goditje të rrufesë kanë ndodhur shpesh në Battambang  që nga maji deri në tetor.

Si pasojë e goditjes së rrufeve në Kamboxhia vitin e kaluar vdiqën së paku 95 persona ndërsa 83 janë lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA