Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi kreu i PD-së, Luzim Basha deklaroi se ish- kryeministri i vendit Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai.
Ai ka ironizuar punën e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve që PD ka zgjedhur duke thënë se ata janë sa për sy e faqe për të bërë sa më demokratik procesin e përzgjedhjes të personave që do vetë kryedemokrati.
Gjithashtu zv. kryeministri ka përmendur disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite të lidhura dhe figurën e Sali Berishës, si shpërthimi i Gërdecit, vrasja e 4 protestuesve në bulevard, marrëveshja e detit të 2009-ën apo spastrimet në Tropojë, duke theksuar se Berisha do të ishte fiks si deputet në ato vende.
“Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!
Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarandë mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?“, shkruan Braçe.
Top Channel