
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj Preng Gjinit mbrëmjen e djeshme, gjatë prezantimit të forcave “Shqiponja” në Elbasan.
Ai u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të kapin autorët, sepse një ngjarje e tillë nuk mund të prishë qetësinë e një qyteti.
“Nuk mund të lë përmendur një fakt të rëndë, me te cilin u ballafaquam dje në Tiranë, një sulm, goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj qetësisë dhe sigurisë publike. U kam kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit të angazhojnë të gjitha burimet për ta zbardhur sa më parë këtë krim, i cili prishi qetësinë e kryeqytetit, duke kërcënuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Kemi ndjekur gjatë këtyre viteve një qasje shumë konsekuente sa i përket investimit në siguri; polici më të madhe, polici më të mire”, tha Lleshaj.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit i vili u vra një vit më parë ishte shënjestër i një atentati në urën e Nisharakut në Tiranë, ku mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Lleshaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel e quajti një ditë të rëndë atentatin ndaj Preng Gjinit dhe vrasjen ne Bathore ditën e djeshme.
Top Channel