Takimi mes Ramës me homologun e tij grek Mitsotakis është tema e diskutimit në këtë puntatë të Open në Top Channel.
Publikuesi Panajot Barka në lidhje direkte në Open në Top Channel ka folur në lidhje me çështjen e detit, ku është shprehur se zgjerimi me 12 milje i Greqisë nuk prek ujërat e Shqipërisë.
Ai ka thënë se nga kjo ndarje e ujërave nuk humbet asnjë palë, por ka shtuar se Greqia nuk do të pranojë propozimet e Ramës për futjen e një pale të tretë ndërmjetësuese ose për të çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare, pasi nuk ka asnjë marrëveshje.
“Dua të them që duhet saktësuar zgjerimi i ujërave të Greqisë. Zgjerimi i Greqisë fillon në pikën ku nuk ka lidhje me territorin e Shqipërisë. Nga kjo ndarje nuk humbet asnjë palë. Ajo që nuk diskutohet për momentin është diçka fare normale. Sa i përket propozimeve të Ramës, ai kërkon të fitojë kohë pasi Greqia nuk pranon të ketë një shtet ndërmjetës për një marrëveshje të tillë dhe nuk mund të shkohet në një gjykatë kur nuk ka marrëveshje”, tha Barka.
Top Channel