Mali i Zi/ Tre të vdekur dhe 230 të infektuar me coronavirus
16/09/2020 18:00
Në 24 orët e fundit, 230 të infektuar dhe tre të vdekur janë regjistruar në Mal të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Gjithashtu u raportua se 953 mostra u testuan për virus.
Që nga raportimi i fundit, tre vdekje janë raportuar në Podgoricë, Pljevlja dhe Nikshiç, të cilët kanë lindur në vitet 1962, 1948 dhe 1958.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 që nga fillimi i qershorit është 117 dhe që nga fillimi i vitit 126, thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Mal të Zi aktualisht është 2,401.
Ndryshe, numri më i lartë i rasteve të reja është në Podgoricë – 79.
Top Channel