Kërcënim me thikë, dhunë në familje e të dehur në timon, polica arreston 4 persona në Tiranë

16/09/2020 10:45
Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një shtetas algjerian T. T., 22 vjeç (endacak) u arrestua sepse në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të  S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur thikë pronarin.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Dy të arrestuarit e tjerë janë G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta