Takimi mes Ramës me homologun e tij grek Mitsotakis është tema e diskutimit në këtë puntatë të Open në Top Channel.
Një debat i fortë u zhvillua mes Shpëtim Idrizit dhe publicistit Panajot Barka. Debati nisi kur Barka tha se Shqipëria duhet të shikojë përspektivën europiane.
Pjesë nga debati:
Eni Vasili: Barka, pse ju shqetëson juve ikja e Ramës në Turqi para takimit me Mitsotakis?
Barka: Mua më shqetëson për Shqipërinë. Shqipëria duhet të shikojë nga Bashkimi Europian dhe jo nga Turqia.
Idrizi: Shqipëria do shikojë nga Bashkimi Europian kur Greqia të heqë ligjin e luftës, kur të njohë minoritetin dhe kur të lejojë varret për çamët. Ne shkelëm veten duke pranuar varret e luftëtarëve që erdhën si pushtues. Tani dëgjojmë dhe broçkullat e tij.
Barka: Duhet të kesh etikë.
Idrizi: Do kem etikë pasi Greqia të heqë ligjin e luftës.
Barka: Duke mos më lejuar mua të flas, tregove se cilat janë interesat e tua, Idrizi.
Top Channel