Prej mesnatës të së martës dhe deri në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit një zjarr i fuqishëm përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër.

Në pak minuta flaket janë përhapur duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në zonë.

Zjarri  ka djegur rreth 10 Ha tokë e mbjellë me pishë të egër e moshës 50 vjeçare, si dhe me sipërfaqe të pyllëzuar këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave të para, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin malit, duke shkaktuar dëme të shumta e ku në rrezik u vunë shtëpitë e banimit dhe jo vetëm.

Në aksion u përfshinë forcat zjarrfikëse, administrata e zonave të mbrojtura si dhe një numër i madh vullnetarësh.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta