Transportonte 12 sirianë të paligjshëm me autobus, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë
15/09/2020 12:43
Një 25-vjeçar që transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme është arrestuar në rrugën Milot-Morinë.
I arrestuari E. B., 25 vjeç, banues në Durrës po transportonte sirianët me automjetin tip “Volkswagen” që t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Top Channel