Prej 22 vitesh ish punonjës të ndërmarrjes bujqësore “Uji i ftohtë Vlorë” enden nëpër zyra në pritje për të marrë certifikatën e pronësisë. Këta punonjës kanë aplikuar disa herë për të marrë dokumentin ligjor por kanë marrë përgjigje negative sepse mbi pronat e tyre figurojnë të tjerë pronar.
Arsyeja është se pronat e tyre shtrihen përgjatë Lungomares dhe zonave të lakmuara bregdetare në qytet.
Kjo “luftë” mbi të drejtën e pronësisë të tyre ka arritur dhe në konflikt fizik me pronarët e mbivendosur apo me shfaqjen e firmave “fantazëm” gati për ndërtim mbi tokat e tyre.
Ish-ndërmarrja bujqësore ka pasur 230 punonjës dhe të gjithëve u është dhënë e drejta për të marrë tokë por vetëm ata ”më të fortit” shprehen ankuesit kanë arritur të marrin certifikatën dhe në zyrat e kadastrës i drejtojnë në gjykatë që të gjejnë zgjidhje.
Top Channel