Protestë për pallatin e dëmtuar në Durrës, banorët nuk dinë se ç’do bëhet me ndërtesën
15/09/2020 15:42
Banorët e një pallati në lagjen 18 të Durrësit protestuan të martën para bashkisë, pasi nuk kanë asnjë përgjigje përfundimtare se çfarë do të bëhet me pallatin dhe apartamentet e tyre në të.
Banorët ndjehen të pasigurt dhe kërkojnë shembjen e objektit dhe rindërtimin e tij.
Në bashkinë e Durrësit, lidhur me këtë shqetësim qytetar, na thanë se pallati është përcaktuar në nivelin e dëmit DS4 dhe në bazë të ekspertizës së Institutit të Ndërtimit do të riforcohet, proces që ende nuk ka nisur për pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Top Channel