Në magazinat e tij u kapën 613 kg kokainë/ Sot seanca për Arbër Çekajn, avokati kërkon lirimin e tij

15/09/2020 10:57

TIRANË- Pothuajse një vit pasi Prokuroria shpalli pretencën për Arbër Çekajn, është zhbllokuar procesi i gjykimit të tij. Seanca ku duhej te kryhej mbrojtja u hap sot.

Në seancën me dyer të mbyllura siç bëjnë me dije burimet për  gazetaren Anila Hoxha, Avokati i Cekajt, Maks Haxhia po i kërkon Gjykatës të shpallë të pafajshëm klientin e tij.

Ai ka kundërshtuar provat e Prokurorisë. “Pse nuk e keni lënë deri në fundt. Kamerat i kishte dhe t;i linit deri në fund” mësohet të jetë shprehur Haxhia.

“Janë të tjerë autorë por prokuroria nuk ka dashur të zbulohen” ka shtuar më pas Haxhia.

Ndërkohë gjyqi po zhvillohet pa praninë e mediave për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gazetarja Anila Hoxha ndër të tjera bën me dije se avokati i Arbër Çekajt para trupës së gjykatës së Posaçme GJKKO, është shprehur më tej se konteinerët nuk do të hapeshin.

“Aty nuk është gjetur asnjë mjet që do shërbente për hapjen e kontenierit” ka shtuar më tej avokati.

Kujtojmë se Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe prokuroria me gjykim të shkurtuar ka kërkuar 14 vite burg për të.

Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”,  magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA