Mbrëmë një këmbësor është goditur për vdekje në Drenas.

Policia ka njoftuar se shoferi i veturës nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

Shoferi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur në ora 19:30.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA