Deklarimi covid nga prindërit dhe nxënësit, gazetarja Kristi Gongo: Deri në momentin që nuk ka testim gjithçka është e pavlefshme

15/09/2020 17:50

14 shtatori shënoi rihapjen e shkollave pas një pauze disa mujore si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. Për të minimizuar përhapjen e infeksionit, autoritetet kanë hartuar një sërë rregullash, një ndër këto është dhe deklarimi i një formulari nga prindërit e nxënësit, ku duhet të tregojnë a janë të infektuar apo jo, a kanë të afërm të prekur apo të njohur të infektuar me virusin.

Sipas gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, ky formular bie poshtë deri në momentin që këto fëmijë e prindër nuk e kanë bërë tamponin.
“Pati një reagim. Këtë formular e plotëson vetëm prindi dhe ky formular është sugjeruar nga ISHP-ja. E gjithë kjo ndodhi të dielën para ditës së parë të shkollës, ky ishte reagimi i drejtorisë së përgjithshme të sistemit parauniversitar.

Të gjithë i kishin këto formularë në dorë, ndërsa nxënësit lexonin çfarë kishin firmosur dhe nuk e dinin nëse janë apo jo të infektuar sepse ato s’kanë bërë tampon. Në momentin që nuk bëhen tamponat je i prekur apo jo për mua ky formular nuk është i vlefshëm.

Sipas gazetares Gongo, matja e temperaturës kthehet në një gjë stresuese për fëmijët. Në terren, ajo ka evidentuar raste kur fëmijëve që u ka dalë temperatura më e madhe se 37-ë, janë veçuar nga shokët e tjerë. Kjo skenë sipas Gongos, kthehet në një gjendje ankthi për fëmijët.

“Matja e temperaturës është qesharake, shqetësuese është kur temperatura është më e lartë se 37, fëmijët nuk janë futur në shkollë, fëmijët janë tensionuar dhe veçuar. Ka pasur disa hile në mënyrën se si janë organizuar, në shkolla të ndryshme janë bërë të ndryshme. Në shkollën Emin Durmaku, është ofruar opsioni me katër turne dhe orët janë bërë me 25 minuta. E njëjta gjë është bërë dhe në shkollën 1 Maji, orët e shkurtuara janë 30 minuta, ndërsa më përpara kanë qenë 90 minuta, por për të menaxhuar situatën është ulur ky pesë minutëshi dhe mësimi kryhet pa ndërprerje. I bie që fëmija të bëjë mësim 25 minuta katër orë, që i bie më shumë se 1 orë e gjysmë mësim”, shtoj më tej gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA