Plagoset me thikë përmbaruesi 53-vjeçar në Sarandë
14/09/2020 15:04
SARANDË- Një përmbarues është plagosur me thikë nga 54-vjeçari gjatë ushtrimit të detyrës.
Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit, përmbaruesi privat 53-vjeçar, me iniciale B.N. kishte shkuar të bënte një njoftim, ndërsa është goditur me thikë nga A. C..
Fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel