Nis viti shkollor i pandemisë/ 480 mijë nxënës shkojnë në klasa me maska dhe dezifektant

14/09/2020 15:07

14 shtatori shënoi rikthimin e 480 mijë nxënësve në bankat e shkollës , në kushte të jashtëzakonshme për vitin e ri mësimor.

“Unë nxënësja Brisilda Islami klasa 6/b deklaroj në përgjegjësinë time personale se nuk kam pjesëtar të familjes të prekur me covid-19. Unë personalisht nuk jam i prekur. “

Si Brisilda, dhe  gjithë nxënësit e tjerë për të hyrë brenda ambienteve të shkollës kanë firmosin formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore, bashkë me prindërit. Me barrierën mbrojtëse ne gojë për të parandaluar përhapjen e virusit,  nxënësve në derë ju matet temperatura dhe nëse rezulton më e lartë se 37, do të kthehen në shtëpi për të ndjekur mësimin nëpërmjet televizorit , rubrikës RTSh shkolla. 30 mijë punonjësit arsimor do të shpjegojnë mësimin në 1760 shkolla me maska, në klasa me më pak se 20 nxënës.

Për të respektuar distancën prej 1. 5 Metra nga njëri tjetri, veç klasave janë përdorur edhe ambiente më të bollshme për të zhvilluar procesin mësimor si palestrat.

 “2 ditë do të jetë psikologia në shkollë, dy ditë infermierja do të jenë për të bërë atë kontrollin rutinë. 15 vjet drejtoreshë për të mos thënë e 34 vite mësuese dhe si sivjet nuk ka qëlluar kurrë. E si ai që shkoi e ky që erdhi. Gjithsesi ne e kemi sfidë”

Mësimi nuk do të zhvillohet njëkohësisht në 1760 shkollat e hapura për këtë vit, pasi gjithçka varet nga numri i nxënësve në to dhe infrastrukturës. Për 480 shkolla që kanë pasur numër të madh nxënësish, klasat  janë ndarë në dy grupe dhe mësimi përfundon në orën 3. Ndërsa në godinat ku ka dy shkolla të ndryshme, janë krijuar 4 grupe dhe mësimi mbaron në 19:45. Koha e shkurtër për ndërrimin e grupeve dhe dezinfektimin e klasave, ka krijuar grumbullime të shumta jashtë dyerve të shkollave dhe përplasje mes prindërve.

“Shiko ç’bëhet këtu është lemeri”

Edhe më e vështirë përshtatja me mësimin në distancë me mësueset ka qenë për 30 mijë nxënësit e klasave të para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA