LUSHNJE- Dy persona janë arrestuar në Lushnje pasi njëri prej tyre e ka goditur me grushte 43-vjeçarin se i ka ngacmuar vajzën e tij 17-vjeçare.
Xh. B., 54 vjeç akuzon 43-vjeçarin N. Ç., se i ka ngacmuar vajzën e tij të mitur. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Akoma nuk dihen detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin: Xh. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur me grushte shtetasin N. Ç., 43 vjeç, banues në Lushnjë, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit N. Ç., për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një kapsollë detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë). Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedural”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Top Channel