Evis Kushi dhe Besa Shahini

Evis Kushi do të jetë ministrja e re Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim direkt dhe bisedim me ministren aktuale Shahini dhe pasuesen e saj.

Kryeministri Edi Rama ndërsa falenderoi Shahinin për punën e bërë , njoftoi se Kushi do jetë ajo që do vazhdojë me punën e saj.

“Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit’, tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë kjo e fundit, deputete e PS në Elbasan tha se: Është privilegj shumë e lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë.

Ndërsa Besa Shahini tha: Pata nderin që kam kontribuuar për Shqipërinë. Ne kemi tejkaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.

Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne.

Po kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit…

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Zonja Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA