Italia, shkollat/ Hyrje e rregullt me shumë kontroll

14/09/2020 11:10

Fillimi i shkollës në epokën e Covid-it, ora më e vështirë, shkruajnë mediat italiane, ku konsiderohet e pashmangshme që me fillimin e vitit të ri shkollor, edhe numri i infektimeve të pësojë rritje.

Kjo do të jetë prova e zjarrit për të parë nëse rregullat e përgatitura këtë verë do të funksionojnë apo jo dhe nëse janë të aplikueshme. Presidenti i këshillit superior të shëndetësisë, Franco Locatelli e bëri të artë se shkolla nuk po hapet për t’u mbyllur.

Banka të ndara, maska dhe matje temperature janë të detyrueshme ngado, por vëmendje e madhe po i kushtohet edhe transportit, sepse nëpër furgonë do të lëvizin një numër i madh nxënësish. Fëmijët që dalin nga shtëpia me temperaturën 38 konsiderohen infektues, sipas Locatellit.

Në pjesën më të madhe të shkollave milanese, sipas mediave vendase, hyrja ka qenë e rregullt. Nxënësit janë vënë në rresht të gjithë më maska në fytyrë, ndërsa në shumë institucione është vendosur termoskaneri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA