
Zyra Arsimore Kurbin firmos kontrata fiktive me mësuesit. Këtë shkelje e ka denoncuar vetë mësuesja e cila ka firmosur kontratë për të dhënë mësim në fillore, ndërkohë ka dhënë mësim lëndën e historisë në 9- vjeçare.
Në emisionin Fiks Fare mësuesja Dorina Balloku ankohet se në shtator të vitit 2019 me drejtorinë e shkollës Skuraj,në shkollën vartëse Vinjoll ka nënshkruar një kontratë 3 mujore për të cilën nuk ka marrë pagesën e duhur sipas kontratës. Znj. Balloku sqaron se edhe pse ka bërë ankesë pranë zyrës arsimore akoma nuk ka marrë pagesën ,por drejtoresha i ka premtuar zgjidhjen e situatës. Premtimin që drejtoresha i ka bërë, mesuesja e ka të rregjistruar në audio.
Dorina u thotë gazetarëve se zyra arsimore bën kontrata fiktive dhe një nga këto kontrata ka firmosur edhe vetë ajo .Duke theksuar se në kontratë rezulton si mësuese filloreje, por ka dhënë mësim lëndën e historisë në 9- vjeçare ,ndërkohë një tjetër mësues ka pasur kontratë në lëndën e historisë dhe ka dhënë mësim në fillore ,Dorina kërkon që kjo e vërtetë të bëhet publike.Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë kësaj shkolle, ku drejtori i saj, z.Zef Pjetri pranon se janë bërë kontrata fiktive në shkelje të ligjit “e kami bërë për nevoja të shkollës në bashkëpunim dhe me zyrën arsimore” thotë ai.
Gazetarët i kërkojnë që t’ju vërë në dispozicion kontratat, por drejtori kërkon nëpër dokumenta dhe pasi nuk i gjenë , kujtohet se i ka marrë në shtëpi për t’i sistemuar.Për të marrë një përgjigje për këtë problem gazetarët shkojnë gjithashtu edhe në Zyrën Arsimore Kurbin.
Drejtoresha e zyrës arsimore, znj Pashke Zefi nuk ndodhej në zyrë ,gazetarët takojnë si fillim juristen të cilës i kërkojnë t’i sqarojë për kontratat meqënëse drejtori i shkollës nuk i kishte në zyrë.Juristja u thotë gazetarëve se nuk ka kohë të flasë me ta për arsye se duhet të sistemojë dokumentat. Gazetarët i kërkojnë një orar se kur mund të shkojnë, juristja u thotë se nuk dinte kur mund të mbaronte ,por mbi të gjitha ajo u kërkon gazetarëve një prokurë nga qytetarja në të kundërt gazetarët nuk mund të marrin dot informacion. Përsa i përket kësaj të fundit gazetarët i kërkuan juristet t’ju tregojë nenin apo ligjin në të cilin thuhet se gazetari duhet të ketë prokurë për të marrë informacion në institucionet shtetërore, pyetje e cila mbeti pa përgjigje.
E venë në dijeni për grupin e xhirimit drejtoresha e zyrës arsimore dërgon në takim me gazetarët drejtorin e kurrikulës. Kjo pasi vetë znj. Zefi ishte në terren dhe e kishte të pamundur të takonte gazetarët për t’ju dhënë shpjegim mbi kontratat fiktive. Drejtori i kurrikulës thotë se duke qënë në një profil tjetër nuk ka dijeni për kontratat. Gazetarët për të marrë një përgjigje të saktë për kontratat fiktive presin drejtoreshën e cila vjen në zyrë pas 5 orësh.Bisedën drejtoresha e fillon me justifikime për vonesën sepse ishte në terren.
Gazetarët e pyesin si fillim pse nuk ka marrë pagesën në bazë të kontratës së nënshkruar mësuesja Dorina Balloku dhe që vetë ajo i ka premtuar se do i merrte paratë? Drejtoresha e mohon këtë fakt, por gazetarët nxjerrin audion e regjistruar dhe i thonë që mësuesja të ka rregjistruar.Ajo del nga zyra duke dhe flet në telefon.
Gazetarët e ndjekin nga pas dhe e pyesin për kontratat fiktive ,ajo shfajësohet duke thënë se kontratat i bën drejtori i shkollës.Kthehen sërish në zyrë, gazetarët vijojnë ta pyesin për kontratat drejtoresha nuk u përgjigjet ,por merr çelësat e makinës nga zyra dhe ikën pa ju dhënë përgjigje gazetarëve ,por u thotë se do shkojë të flasë me drejtorin e saj.
Top Channel