Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar tre të dënuarve formularin për deklarimin e pasurisë.

Njëri prej tyre është dënuar për vrasje, ndërsa dy të tjerë janë dënuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Personat që do të deklarojnë brenda 48 orëve burimet e të ardhurave janë:
Alket Zeneli, banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marjel Firza,  banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Njoftimi i plotë i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. Z., banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

D. G., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA