“Emocion i rrallë”, Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës
					 14/09/2020 11:47					
				
				
								
			Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, ka publikuar një foto të djalit të tij të vogël, Zaho i cili fillon ditën e parë të shkollës.
“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.
Ndërkohë Zaho shihet me një buqetë lule në duar.
Top Channel