Një gjykatë në Izrael vendosi që një ekstremist hebre do të kryejë tre dënime me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti të ri palestinez dhe fëmijës së tyre në një sulm makabër në 2015, që solli nxitjen e dhunës racore në rajon.
Në gjykatë u tha se 26 vjeçari Amiram Ben-Uliel, banor në kolonitë e palegalizuara në Bregun perëndimor, kishte planifikuar sulmin me bombë zjarri “prej ideologjisë s ëtij të urrejtjes e racizmit”.
Vrasja e familjes Dawabsheh në fshatin Duma tronditi Palestinën dhe Izraelin, ky i fundit i vënë nën kritika ndërkombëtare për zgjerimin e kolonive të banimit në tokat palestineze dhe refuzim te marrveshjes se paqes.
Sulmi u dënua gjerësisht asokohe teksa kryeministri izraelit e përshkroi si “sulm terrorist në çdo aspekt.”
Ekstremisti hebre Ben-Uliel kishte shkruar “Hakmarrje” dhe “Rroftë Mesia” në muret e shtëpisë, para se të thyente dritaret dhe të hidhte koktejlin zjarrvënës brenda saj, duke djegur familjen.
Djali 18-muajsh Ali Dawabsheh vdiq po atë ditë, babai Saad vdiq pas një jave nga djegiet, ndërsa nëna e foshnjes Riham, vdiq pesë javë pas sulmit.
Fëmija tjetër katër-vjeçar i Dawabsheh i mbijetoi tragjedisë me djegie të rënda.
Vrasjen çuan në rritje të dhunës izraelito-palestineze me sulme të dëshpëruara nga palestinezët dhe reprezalje të ashpra nga ushtria izraelite.
Gjyshi i Ahmed tha për gazetarët se vendimi nuk i sillte qetësi. “Çfarë më jep mua ky vendim? Çfarë i jep Ahmedit? Kjo nuk i kthen atij asgjë”, tha Hussein Dawabsheh.
Gruaja e Ben-Uliel tha se familja do të apelojë vendimin. Një tjetër i dënuar pret vendimin si bashkepunetor për çështjen.
Top Channel