Britani/ Burgim të përjetshëm për shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularin në timon

14/09/2020 17:08

Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularët do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm.

Sipas lajmit të BBC-së, në fillim të vitit të ardhshëm një projektligj që parashikon dënime të rënda për shoferët që shkaktojnë vdekje për arsye se kanë përdorur celularë ose kanë vozitur shpejt pritet të sillet ne agjendën ditore të parlamentit.

Projektligji parasheh se shoferët që kanë shkaktuar aksidente fatale për arsye se kanë përdorur celularë, kanë lëvizur mbi normën e caktuar ose kanë hyrë në garë të shpejtësisë, do të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu edhe shoferët që shkaktojnë fatalitet nën ndikimin e drogës do të ndëshkohen me burg të përjetshëm. Sipas ligjeve aktuale, dënimi më i lartë është 14 vjet për krimet në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA