Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës (14.09.2020) në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti privat me një furgon kanë ngelur të plagosur tre persona. Një nga personat e plagosur është në gjendje kritike për jetën dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkakun e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA