Plazhi vijon edhe në shtator / Buzë Adriatikut po vijojnë të pushojnë vendas, por kryesisht nga Kosova

13/09/2020 15:12

Temperaturat e larta të shtatorit po e mbajnë gjallë sezonin turistik përmes pushuesve vendas dhe atyre nga rajoni që shijojnë plazhet e shumta të Adriatikut. 

Dhe pse nga Prishtina, Drenusha thotë se është hera e parë që pushon në Durrës dhe është kënaqur shumë.

Pas një vere të konsideruar të suksesshme, aq sa mund të lejonte pandemia, operatorët turistikë shpresojnë për një shtator të mbarë dhe kërkojnë heqjen e kufizimit të orarit të muzikës në bregdet.

Polakët kanë qenë gjithashtu pushues besnikë të këtij sezoni në plazhet e Shqipërisë. Edhe pse më të pakët në numër, krahasuar me sezonet e kaluara shumë polakë, kryesisht të rinj, zgjodhën Durrësin, si destinacion për pushimet edhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit. Veronika Grabovska thotë se e ka shijuar shumë çdo dite qëndrimi dhe se do të rikthehet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA