Ka ndërruar jetë prej Covid-19 në spitalin infektiv , pedagogu Llambro Filo në moshën 78-vjeçare.
Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historik dhe teksteve shkollore.
78 vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv dhe nuk ia ka arritur ta fitojë luftën kundër Covid-19.
Prof. dr. Llambro Filo ka lindur në Korçë në 01/10/1942. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe si Zv.Dekan i këtij fakulteti ne vitet 80, Prof. Llambro Filo është shquar për mënyrën e tij korrekte në mësimdhënie si dhe liberale në raport me studentët e tij. Ai është autor i shumë teksteve shkollore mbi Historinë si dhe librave të shumtë mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike . Së fundmi ai botoi librin “Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktare”
Top Channel