Gjyqtarja Mimoza Margjeka që u korruptua me 6 mijë euro/ Detaje të reja nga dosja, në skenë dhe një tjetër gjyqtar

11/09/2020 11:02

SPAK arrestoi para dy ditësh një gjyqtar, një avokat, një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.

Të arrestuarit janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Ashtu siç Top Channel raportoi më herër kur tha se çështja e korrupsionit u zbulua nga përgjimet për shkak të bisedave të të burgosurit Orion Bali me të vëllain dhe ky i fundit me të ëmën.

Të implikuarit flasin në vazhdim me detaje deri ditën kur avokati Demiraj pasi shuma dorëzohet, thotë : u krye kjo punë.

Po ajo që vihet re në transkripte, është se të implikuarit në çështje përveç Margjekës flasin dhe për një gjyqtare tjetër.

Konkretisht në transkript thuhet se Klodi me Skënderin diskutojnë sërish për gjyqtarë ku një është një grua nga Pogradeci, dy është Olsi dhe tre kjo Cara.

Më datë 24 korrik ora 12:21 Klaudjo komunikon me Skënderin dhe i bën me dije se ka folur me atë , e ka telefonuar në mëngjes. Ideja është që ai nuk bën dot veprime pa këto të dyja, këto dy gratë dhe prandaj i ka thënë të martën do ti ktheje përgjigje.

Më datë 27 në orën 20:00 Nejtoni komunikon me dike dhe i përgjigjet se është kref me atë, do i përgjigjet se i ka kërkuar edhe 1500 euro të tjera, por do ti përgjigjet se nuk ka për të lënë njerëz brenda.

Ai ka paguar 6 dhe i ka thënë mos ta linte për sekondën e fundit pasi lekët ka një javë që ja ka dhënë. Ai (për Skënderin) i ka thënë se e fundit fare të shtojë edhe 1500 të tjera, tja japë avokates. Lekët ka një javë që ja ka dhenë, kujt? Pasi me Benin nuk është takuar asnjë prej personazheve.

Top Channel sjell pjesë nga transkriptimi

Më datë 23 korrik Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën i cili i thotë se e ka lënë për nesër për tu takuar dhe i konfirmon datën e gjyqit. Klaudio i bën me dije se po pret ta takojë drejtpërdrejt se ka nga këta sekserat dhe është muhabeti që nuk duan tja rrisin këto, sot në fakt doli njëri nëpërmjet sekserit dhe ishte tarifë që nuk ia vlente.

Në vijim Klodi i bën me dije se njeh personin më mbiemrin Cara, nuk e njeh të shoqen kurse Cra është dekan në Fakultetin e Juridikut Durrës, quhet Arben Cara. Klodi e sqaron Skënderin se Cara ia ka shtyrë takimin, ai njëherë më atë është takuar para 4 vitesh.

Ndërsa më datë 24, Klodi i thotë Skënderit se ka takuar Olsin, por ai i ka thënë do ishte e vështirë , do ta shihte të martën pasi të hënën nuk i kthente dot përgjigje.

Më datë 27 Klaudjo komunikon me Skënderin dhe i bën me dije se e ka folur me atë , e ka telefonuar që në mëngjes.

Klaudjo i bën me dije Skënderit se atë tjetrin ka tre 4 vite pa e takuar, por se nesër maksimumi do thërrasë atë dhe gruan.

Më datë 27 në orën 20:00 Nejtoni komunikon me dike dhe i përgjigjet se është kref me atë, do i përgjigjet se i ka kërkuar edhe 1500 euro të tjera, por do ti përgjigjet se nuk ka për të lënë njerëz brenda.

Ai ka paguar 6 dhe i ka thënë mos ta linte për sekondën e fundit pasi lekët ka një javë që ja ka dhënë. Ai (për Skënderin) i ka thënë se e fundit fare të shtojë edhe 1500 të tjera, tja japë avokates.

Më datë 28 Nejtoni i dërgon sms Skënderit, duke i thënë t’ja ndante shpejt këtë punë, pasi nuk kishte ca të bënte në sekondat e fundit se do i ngelej i vëllai brenda.

Po më datë 28, ora 13, Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën, i cili i sqaron se ka ndërruar numrin e telefonit pasi ia ka bllokuar i biri dhe Skënderi i bën me dije se është rrugës duke ardhur.

Klodi i bën me dije se tani po vete të takojë dhe  atë, të shoqin  e asaj gruas se ai është këtu.

Po në vijim të datës 28 Nejtoni i dërgon sms Skënderit dhe i thotë se po ashtu ti thotë asaj avokates ti japin edhe 1500 euro dhe ta mbylli ajo, se do ta nxjerrë se s’bën.

Më vonë në darkë , rreth orës 20:00, Nejtoni komunikon me Skënderin dhe e pyet se ça ka ndonjë gjë të mirë, ky ja mbyll dhe i thotë do të marrë vetë.

Më datë 29 Klodi takohet  me Arben Carën dhe gjyqatren Margjeka. Më pas në 9 e 42 Cara dhe e shoqja i hipin makinës dhe lëvizin në drejtim të gjykatës.

Në orën e 10 e 36, Klodi Skënder Demiraj dhe Arben Cara takohen në një restorant, më pas në 11 e 06, Cara takohet me të shoqen dhe pas 4 minutash kjo e fundit hyn në gjykatë.

Nejtoni më datë 29 korrik bisedon me të ëmën dhe e sqaron se ka arritur 99 %, në këtë formë 6 mijë euro ua ka dhënë atyre “ta nxjerrin sot, duhen 5 milionë lekë garanci pasurore banka, ajo gjykata kur të mbarojë çështja i tërheqin mbrapsht. E kanë lënë 6 mijë, jo 7 e 500, nuk e ka prerë në besë”.

Në vijim bisedojnë me të ëmën se ku do i gjejnë lekët. Nejtoni i thotë se “sot do i pagujnë lekët miqtë e Skënderit dhe nesër duhet tja çojnë paratë ose mund të vijnë e ti marrin në Tiranë. Me eurot kanë mbaruar punë por do i japin lekë shqiptare për garanci”.

Skënderi i ka thënë se me 99 përqind këtë punë e ka të mbaruar,pastaj në se e hanë në llaf gjyqtarët do kenë punë më të.

Më datë 29 rreth orës 13, Cara takohet me të shoqen dhe me të ka qenë edhe një person tjetër rreth, 60 vjeç. Pas disa minutash Margjeka është futur në gjykatë.

Rreth orës 13 e30, Skënder Demiraj dhe Nejton Bali kanë shkuar para gjyaktës dhe kanë qëndruar për pak në një kafe, ndërsa Demiraj është ngritur dhe ka hyrë në gjykatë.

Në orën 14e 34, Arben Cara ka dalë nga gjykata dhe është ulur te kafja ku ishte Nejtoni. Në 15 e 12 Skënderi del nga gjykata dhe Nejtoni ngrihet nga kafja.

I telefonon të ëmës dhe i thotë se Orioni ka dalë.

Në 15 e11 Skënderi komunkon me Klodin dhe i thotë se mbaroi punë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA