Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 16 persona të prekur me koronavirus po trajtohen me gjakun e dhuruar nga ata të cilët e kanë fituar betejën.
“Plazma hiperimune është një mjekim alternativ që i ofrohet grupit të madh të terapisë që e përdorim në, qoftë tek “Shërbimi Infektiv” qoftë te “Shefqet Ndroqi” dhe u bë aplikimi në kohën e duhur kur u maturuan kushtet nga ana shkencore dhe u plotësuan aparaturat dhe është dhe grupi i personave donatorë të mundshëm që janë në vazhdim dhe ne po vazhdojmë procesin duke marrë dhe plazmën e kryetarit të bashkisë, u shpreh shefja e shërbimit Infektiv, Prof. Najada Çomo.
51 persona të cilët e kanë kaluar koronavirusin kanë dhuruar plazmën e tyre për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga Covid-19, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Për 6 mijë të tjerët që e kanë kaluar si puna ime, në fakt nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime, kështu që lipset që këta 6 mijë që e kaluan e që kanë antitrupa, nëse kanë kaluar 2-3 javë dhe kanë filluar anti-trupat ju lutem dhuroni, dhuroni, dhuroni. Është një mjet shtesë, jo i vetmi mjet por është një tjetër në këtë luftë, është një tjetër armë me të cilën mund të luftojnë Najada dhe i gjithë stafi i saj. Ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që e kanë kaluar të dhurojn”, tha Veliaj.
Në nisje të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe UNICEF do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi me fëmijët nëpër shkolla e kopshte për të mbajtur sa më larg koronavirusin.
Top Channel