Analisti, Shpëtim Nazarko, ishte i ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.
Nazarko ndër te tjera ka dhënë sipas tij edhe avantazhet e disavantazhe për mazhorancën e opozitën në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Nazarkos të dy partitë kryesore në vend PD e PS janë si një kopje, por sipas tij PD nuk ka një strategji dhe nuk po jep asgjë të re.
“Sikur të zhvilloheshin sot. Analiza e Ramës do të kemi një abstenim shumë të madhe se populli është mërzitur qoftë edhe për një frymë tjetër. Pavarësisht se e quaj Ramën kryeministrin më të mirë të 25 viteve të fundit ai duhet të rregullojë disa reforma. Reforma për, tokën, uji, arsimin profesional dhe reforma për drejtësi. Edhe pse Rama bën diferencë edhe tek një ndërtim natyrisht që bën diferencë edhe pikëpamjen revolucionare. Kjo është e pamjaftueshme për mua. Paraardhësit linin gjërat gjysma gjysma. Thash se është e pajtueshme që Shqipëria të ngelet në një mëshirë partie apo individësh. Mund të hyjnë në historinë e Shqipërisë vetëm nëse do të siguronin reformat e mësipërme. A kemi një frymë kombëtare tek mazhoranca? Rama nuk po rrit atë frymë tek publiku. Se duket parti e lodhur, pavarësisht përpjekjet individuale. Do të ishte i madh nëse do respektonte ato që thash unë dhe kur udhëheq në politikë.”
Ndërkohë për opozitën Nazarko ka thënë:Avantazh është që zgjidhi problemin me LSI. Edhe debati Berisha me marifetet që bëri me Rulin, kjo opozitë që nga viti 90’, është një kopje e PS. Dy parti që nuk japin gjë. Kjo opozitë nuk ka bërë asgjë. Kur dëgjoj Bashën që do ti bëje punët me numra kur thotë se do ta bëj taksën nga 10% në 9%. Vetëm ai i di se ku do i gjej 1 mld dollar. Kjo opozitë nuk ka asnjë lloj ideje. Është prapa në ide dhe të mundësh Ramën e PS, që është kopje e avancuar e PD në formë e në përmbajtje.
Top Channel