Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Open” ka treguar dy herët që ka folur në telefon me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në fjalën e tij, Rama shtoi se është i gatshëm që të dialogojnë me çdo fqinj për të zgjedhur të gjitha mosmarrëveshjet.
“Kam folur 2 herë me kryeministrin grek. Herën e parë më mori kur ra tërmeti. Ka qenë ndër të parët që më ka marrë dhe më ka thënë çfarë duhet të bëjë unë. Ai çoi forcat e kërkim shpëtimit. Dhe herën e dytë kur jam konsultuar në fazën e dytë të koronavirusit. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek. E kam takuar edhe në ndonjë rrethanë në këmbë, në OKB dhe një takim në Athinë kur nuk kemi folur asnjë sekond për këtë çështje.” tha Rama.
Top Channel