Për herë të parë regjistrimet e nxënësve, që shkojnë në klasë te parë, dhe atyre që venë në klasë të 10, u kryen gjatë verës. Por procesi i regjistrimit vazhdon ende.
Regjistrimet do vazhdojnë, deri një ditë para nisjes së shkollës më 14 shtator.
Ato shkolla që janë plotësuar me nxënës, nuk pranojnë më. Fëmijët do shkojnë në shkollat më të afërta po të zonës. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e disa prindërve, që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën që është tejmbushur dhe nuk i regjistrojnë në nje shkollë po të zonës, që ka mësues dhe kushte po aq të mira.
Ka prindër, që nuk u informuan në kohë, për regjistrimet në verë, kë që ishin jashtë shtetit të bllokuar nga pandemia, ka që kanë ndërruar vendbanim, ashtu sicc ka edhe prindër që duan t’i çregjistrojnë nga shkolla private dhe t’i regjistrojnë në shkolla publike.
420 mijë nxënës nga parashkollori deri në klasë të 12, në gjithë Republikën e Shqipërisë, nisin shkollën në 14 shtator.
Top Channel