Bashkimi Europian nuk e ka pritur mirë një pikë të veçantë të marrëveshjes së firmosur në takimin e Washingtonit.
Brukseli paralajmëroi hapur Serbinë dhe Kosovën, duke ua bërë të qartë se zhvendosja e ambasadave në Jeruzalem do të minojë shpresat e tyre për anëtarësim në bllokun europian. “Asnjë vend i BE-së nuk ka ambasadë në Jerusalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk është në Jerusalem”, deklaroi zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.
Ai kujtoi se si Kosova, ashtu edhe Serbia janë shprehur të përkushtuara për integrimin e tyre europian, të cilin e përshkruajnë si qëllim strategjik, ndaj duhet të sillen në përputhje me këtë”, ka shtuar prerazi ai. BE-ja ende e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.
Kosova dhe Serbia arritën në 4 shtator, në Uashington, një marrëveshje për normalizim ekonomik. Marrëveshja, e cila u nënshkrua në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se do t`I vendosin ambasadat në Jeruzalem.
Top Channel