Televizioni izraelit: Marrëveshja e normalizimit Izrael-EBA do të nënshkruhet më 22 shtator

07/09/2020 14:38

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) do të nënshkruhet në një ceremoni në Washington më 22 shtator, njoftoi një televizion izraelit.

Kanali 12 i Izraelit raportoi se presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe princi i kurorës i Abu Dhabit Mohammed bin Zayed Al Nahyan do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 22 shtator.

Siç u raportua, ceremonia e nënshkrimit ishte planifikuar për më 13 shtator, përvjetorin e Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez në vitin 1993, por data është ndryshuar më pas. Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga palët dhe Washingtoni për datën në të cilën do të nënshkruhet marrëveshja.

Media izraelite më herët kishte njoftuar se marrëveshja do të nënshkruhej në mes të këtij muaji. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.

EBA u bë vendi i tretë arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA