Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Open në Top Channel, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë.
Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Më 4 shtator, Kosova dhe Izraeli janë dakorduar që të vendosin marrëdhënie diplomatike. Kosova ka thënë se shumë shpejt do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.
“Lobi hebre ka qenë mbështetës i lirisë së Kosovës. Na kanë mbështetur jam dëshmitar i gjallë. Njohja me Izraelin nuk do ta zbeh marrëdhënien me Turqinë. Para dy ditësh kam biseduar me Erdogan. Kosova do të jetë e fokusuar në partneritetin me Turqinë. Njohja nga Izraeli është proces i pakthyeshëm. Turqia ka qenë e para për ta njohur dhe ka bërë lobim të fuqishëm për ne. Vlerësim të lartë për Erdogan dhe për Turqinë.” tha Thaçi.
Ndërkohë për sa i përket njohjes nga Rusia, Thaçi ka thënë se ata janë të gatshëm të pranojnë çdo njohje që kalon nëpërmjet SHBA.
“Sa i përket Rusisë edhe Kinës janë çështje që duhet të diskutohen. Unë jam takuar personalisht edhe me Putin. Nuk ka qenë i fshehtë jemi taku në Paris, në prezencë të Trump dhe Merkel. Kur ndodh njohja reciproke e njeh edhe Rusia. Por Rusia nuk do e njoh pa një marrëveshje me SHBA. Por BE është mirë që po ndodh dialogu. Por nuk vjen njihja nga Serbia nga BE. BE nuk na trajton si vend i pavarur. Na mbajnë pa viza. Orientimi jonë është i qartë. Nuk është vend islamik dhe arab. Por shtet evropian.” tha Thaçi.
Top Channel