
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 15.127.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus është 623.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 251 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 12.486 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.018.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 484 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 158.003 teste.
Top Channel