Pas fitores në zgjedhjet në Malin e Zi, Dritan Abazovic konfirmon qëndrimin pro Evropian të koalicionit, ndërsa thotë se destabilitet në vend mund të sjellin vetëm të korruptuarit dhe të përfshirët në krimin e organizuar.

Dritan Abazoviç, kreu i partisë URA në Mal të Zi, pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare që sollën largimin e Millo Gjukanovic, thotë për Top Channel se po punohet për krijimin e një qeverie më efikase dhe se qëndrimi i koalicionit mbetet pro Evropian.

“Në rajon dhe në Mal të Zi ka ende njerëz që kanë pak ekstremitet dhe nacionalizëm por ajo nuk është diçka eminente për mua personalisht apo për koalicionin që unë përfaqësoj. Nuk ka asnjë problem të ballafaqohesh me presione. Politika serioze duhet të nënkuptojë vendime të rënda. Mali i Zi pas 30 vjetësh ka ardhur te ndryshimi i pushtetit. Vullneti i popullit ishte i qartë dhe ne duhet të gjejmë modalitetet për të krijuar një qeveri më efikase se ç’ka qenë deri më tani. Kushdo që do të respektojë kursin tonë perëndimor dhe pro BE-së do të jetë partneri ynë, kush nuk do ne nuk do të japim përkrahjen atyre forcave. “

Sipas Abazoviç, destabilitet në Malin e Zi tani mund të sjellin vetëm të korruptuarit dhe të përfshirët në krimin e organizuar, ndërsa theksoi se nacionalizmi është produkt i qeverive të kaluara.

Sa i takon nacionalizmit, ai është produkt i emocioneve 30 vjeçare që ka krijuar ky regjim. Nuk I ka krijuar Dritan Abazi me 30 vjet. Mali i Zi mund te mbijetoje vetem si një shtet qytetar. Cdokush duhet te gjeje vetveten, ashtu si ne si shqiptare duam te mos diskriminohemi në Mal të Zi, ashtu duan dhe të tjerët. Destabilitet në këtë moment mund të sjellin vetëm njerëzit e lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ata janë sulmuar pas këtyre zgjedhjeve”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA