Konsultimet e presidentit Ilir Meta me partitë politike nxorën në pah padurimin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashë për ta patur sa më parë rënien e gongut e hyrë në ringun elektorat të zgjedhjeve parlamentare.
Krye socialistit Edi Rama dhe Taulant Ballës i mjaftuan vetëm 15 minuta ballë për ballë me presidentit për ti thënë se janë gati për çdo datë zgjedhjesh, përveç 2 Majit që përkon me Pashkët ortodokse. Sidoqoftë preferenca socialistëve është bërë publike nga Taulant Ballë disa muaj më parë dhe është 9 Maji.
Megjithëse PD parapëlqen 18 Prillin, kryedemokrati Basha nuk hezitoi të pohonte se kur ai do ta donte kohën e duelit elektoral me Edi Ramën, prej të cilit varet e ardhmja e tij politike në PD.
Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, “E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.
Edhe Monika Kryemadhi ajo e cila duhet të ishte zonja e parë e Shqipërisë ngjiti shkallët e pasme të, presidencës për ti shprehur bashkëshortit president jo vetëm datën por edhe mos-përsëritjen e bojkotit të zgjedhjeve.
Monika Kryemadhi: Për LSI zgjedhjet duhet të ishin para dy viteve. Shqiptarët duhet të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do garantojë qeveri europiane.
Teskt-Ndërsa partitë e vogla aleate të PD njëzëri kërkuan 18 prillin.
Për të dëshmuar se presidenti Meta është mbi palët të cilat i lanë mbi tavolinë datën 18 Prill dhe 9 Maj, kreut të shtetit me gjasë do ti duhet të gjejë një të mesme të artë që është 25 Prilli.
Pas konsultimit me grupit e parë të partive politike presidenti Ilir Meta u nis për një drekë pune në rezidencën ambasadës amerikane me të dërguarën e Washingtonit , Juri Kim.
Muhamed Veliu
Top Channel