“Përputhen” nis të hënën/ Transmetimi çdo pasdite në Top Channel

04/09/2020 15:34

Përputhen, programi më i ri në Top Channel, që do të fillojë që prej të hënës për të qenë pjesë e pasditeve të shqiptarëve, është fare pranë premierës.

Në studion e krijuar së fundmi i gjithë stafi është gati për provën gjenerale.

“Mbërritëm më në fund në provën gjenerale, pas një periudhe pune intensive një mujore. Ka një pritshëmri shumë të madhe nga publiku sa i takon Përputhen. Unë besoj dhe mendoj që ky do të jetë formati më i veçantë i pasditeve që shohim në televizionet shqiptare, për faktin që cdo ditë do të kemi një reality”.

Formuala është e njëjtë, por në të do të ketë risi. Surprizat do të zhvillohen pas çdo puntate. Ndërkohë që ende fytyrat e konkurrentëve janë të mbuluara, një personazh i njohur si opinionist rikthehet në Top Channel.

“Është e mirë, që njerëzve t’ju japim dhe ca momente të tjera më ndryshe, më të bukura, një reality shoq ku të ketë djem dhe vajza të rinj, që të aspirojnë për më shumë. Për dashurinë, për jetën e tyre. Kjo ishte ajo që më shtyu dhe më bëri të rikthehem në Top Channel dhe jam shumë i kënaqur për këtë zgjedhje”.

Ndërkohë që shumë pak na ndan nga e hëna, gati për të zbuluar personazhe të rinj, dhe dashuri në ekran. Një sfidë kjo për të gjithë, ashtu siç është edhe për moderatoren.

“Tani e shoh edhe si një sfidë shumë të madhe për mua, sepse është i vetmi format ndër të gjithë ata që kam prezantuar që është tamam një reality, që duhen menaxhuar kaq shumë njerëz të paparashikueshëm që do të jenë këtu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA