Përfundon takimi me Metën/ Basha: Për ne e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira

04/09/2020 12:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sapo ka përfunduar takimin në Presidencë me Ilir Metën, ka mbajtur një deklaratë për mediat duke thënë se shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për zgjedhje.

Edhe pse nuk ka dhënë një datë konkrete për zgjedhjet, Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke theksuar se për PD është e rëndësishme që ato të jenë të ndershme dhe të lira.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA