Ndërtimi, pasoja nga pandemia/ Lezhë, bizneset në rrezik falimentimi

04/09/2020 12:12

Biznesi në Lezhë po përballet me vështirësi si pasojë e Covid-19 ndërsa kostoja më e lartë ka qenë në sektorin e turizmit dhe ndërtimit.

Artan Zaja për më shumë se një vit drejton një bar restorant në qytetin e Lezhës, ai tregon se pandemia u ka krijuar një dëm mjaft të madh dhe kërkon nga ana e qeverisë të marrin masa pasi pas pak muajsh shumë biznese do kenë falimentuar dhe shumë persona do të ngelen të pa punë.

Kryetari i dhomës së tregëtisë dhe industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj thotë se qeveria duhet të ndërhyjë pasi biznesi ndodhet në situatë emergjentë dhe kërkohet bashkëpunimi me institucionet shtetërore.

Në Lezhë shumica e biznesit të vogël shërben për vetëpunësmin e familjarëve, por jo vetëm dhe vështirësitë me të cilat po përballet do të thellonin më tej varfërinë dhe mbijetesën e mjaft familjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA