Që prej orës 12:00, ka nisur takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarin e PD, Lulzim Basha, për t’u konsultuar mbi ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kreu i PD-së, Basha është i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi. Pak më parë Meta u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit u shpreh se është i gatshëm të pranojë çdo datë për zgjedhjet përveç 2 Majit.
Ndërkohë Basha por në një moment çohet sërish pasi ka lënë pa takuar këshilltarin e Metës për mediat, Tedi Blushin.
PJESË NGA BISEDA:
Basha: Si kalove, si jeni? Më fal! *çohet prapë dhe takon Tedi Blushin.
Kreu i shtetit tha se data e zgjedhjeve i paraprin përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës.
Meta tha se data e zgjedhjeve duhet të jetë sa më e pranueshme.
Presidenti Meta: Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi, mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.
Lulzim Basha: E vlerësoj shumë ftesën si kryetar i PD dhe aleancës opozitare.
Top Channel