Padyshim se disiplina në vend pune ka rëndësi të madhe në mbarëvajtjen e punës dhe realizimin e objektivave të përgjithshme. Disiplina në vend pune përfshinë bashkëpunimin ndërmjet kolegëve, arritjen me kohë në punë, komunikimin e duhur, shkëmbimin e ideve si dhe tipare të tjera që e formësojnë një vend pune. Mirëpo, nëse një kompanisë i mungon disiplina, atëherë ajo rrezikon që virtytet e lartpërmendura të mos jetësohen dhe zhvillohen, duke ndikuar drejtpërdrejt në ulje të produktivitetit.dhe gradualisht edhe në zbehje të reputacionit të kompanisë.
Saktësia është mëse e domosdoshme në vendin e punës. Ja disa arsye se pse ja vlen të jeni në kohë, çdo herë:
Shfaqja e profesionalizmit
Shumica e profesionistëve, qofshin ata punonjës ose në pozita menaxheriale, kanë një gjë të përbashkët, e cila është arritja në kohë në punë dhe evente. Ky zakon i ndihmon atyre të dallohen si persona të besueshëm dhe serioz.
Tregon se respektoni kohën e tjerëve
Saktësia tregon se respektoni kohën e të tjerëve. Ky tipar pasqyron jo vetëm nivelin tuaj të përkushtimit, por edhe nivelin e respektit që dikush ka për punëdhënësit dhe punonjësit e tjerë.
Keni më pak stres
Stresi është ndër ankesat më të shpeshta në vendin e punës, dhe të qenit në kohë mund të zvogëlojë stresin që lidhet me punën. Vazhdimisht të qenit vonë do të thotë të nxitoni dhe të mundoheni për të kapur afatet dhe punën në pritje. Vonesa nuk çon vetëm në performancë të dobët në vendin e punës, por e bën ekipin tuaj dhe meanxherin më të shqetësuar.
Shfaqni vlera si udhëheqës të ardhshëm
Punonjësit që mbërrijnë me kohë në punë janë më të përgatitur për ditën e punës pasi nuk kanë stresin e kohës. Ata që mbërrijnë disa minuta më herët në mëngjes, mund të kapin një filxhan kafe, të sistemohen në tavolinën e tyre dhe janë më të relaksuar dhe të gatshëm për të filluar punën.
Të qenurit me kohë në vend pune është një kërkesë themelore për punë, dhe gjithashtu i paraqet punonjësit si besnik, profesionist dhe ambicioz. Këto janë cilësi që pronarët e biznesit dhe menaxhimenti kërkojnë të zhvillohen për promovim dhe zhvillim profesional.
Efektet negative të vonesës
Morali në vendin e punës është më i lartë kur të gjithë janë të saktë. Kur dikush është vonë shpesh, rrjedhja natyrale e punës ngec pasi anëtarët e tjerë të ekipit mundohen të përshtaten për ta mbuluar vonesën.
Nëse një kompani aplikon punën me ndërrime, një kokëçarje tjetër që ndodh shkaku i vonesës është se punonjësit që janë në pritje të ndryshimit të ndërrimit mund të bëhen të shqetësuar duke ditur se zëvendësimi i tyre është gjithmonë vonë. Kësisoj, tensioni dhe pakënaqësia rriten brenda ekipeve kur dikush është vonë duke bërë që anëtarët e tjerë të ekipit të mos ndihen të respektuar.
Top Channel