“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën 27/10 21:37
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm së bashku me krerët më të lartë të shtetit, si dhe autoritetet vendore, në ceremoninë solemne të nderimit dhe përkujtimit të luftëtarëve atdhetarë, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën kombëtare të Vlorës 1920.
Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule para memorialit historik të “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920” në Qafën e Koçiut, duke u përulur me respekt dhe nderim ndaj veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të çlirimit të Vlorës dhe të Shqipërisë.
Top Channel