‘Kosova dhe Serbia meritojnë ekonomi gjallëruese’, Grenell: Jam i përqendruar tek të rinjtë që duan punë dhe lidhje me Perëndimin

03/09/2020 14:19

Para fillimit bisedimeve të paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi të gjallëruese.

“Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin”, ka thënë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Ju kam dëgjuar. Do t mundohem shumë për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, ka shkruar Grenell.

Është paralajmëruar se projektet infrastrukturore do të jene temat e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Rel. Në kuadër të kësaj, pritet finalizimi i marrëveshjeve për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet mbi të cilat Kosova dhe Serbia në fillim të këtij viti kanë arritur pajtim me qëllim të normalizimit të transportit, me ndërmjetësimin e Grenell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA